Kurti kërkon statusin e kandidatit. Çelësi s'është në Prishtinë
Në Samitin e Procesit të Berlinit, Albin Kurti kërkoi statusin e vendit kandidat dhe u bëri thirrje liderëve të BE-së të kërkojnë opinionin e Komisionit. Komisioni është gati ta japë, por vetëm sapo ta kërkojë Këshilli i 27 shteteve anëtare. Kosova aplikoi në dhjetor 2022; pesë shtete anëtare nuk e njohin. Komisionerja Marta Kos kërkoi nga Kosova edhe zgjidhje për të drejtën ndërkombëtare.