Rama vendosi karrige: "dialog pa kushte", me përjashtim
Në ditën e tetë të protestës së studentëve, kryeministri Edi Rama vendosi karrige para Kryeministrisë me mbishkrimin "Dialog" dhe tha: "Kush do dialog pa kushte, kur të dojë, ku të dojë... Të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe që nuk distancohen nga dhuna." Një ditë më parë, në Facebook, kishte ofruar dialog "pa kushte" me të njëjtin përjashtim. Pamjet tregojnë forca të shumta policore përreth. Nuk dihet ende nëse studentët u përgjigjën ftesës.