1.579 të zhdukur: çfarë thotë raporti i OKB-së
Këshilli i Sigurimit i OKB-së e shqyrton sonte, në 21:00, raportin gjashtëmujor për Kosovën (16 mars–15 shtator 2026). Sipas raportit, fati i 1.579 personave të zhdukur mbetet i pazbardhur; bllokada institucionale ka vazhduar dhe në dialog nuk ka pasur takim të nivelit të lartë. SHBA ka kërkuar mbylljen e UNMIK-ut, Rusia dhe Kina kundërshtojnë.