740 milionë lekë për policët: vendimi i qeverisë
Të njëjtën ditë kur Rama premtoi shpërblimin për policët, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin: 269.120 lekë për secilin nga 2.750 punonjës të Policisë së Shtetit, gjithsej 740.080.000 lekë nga fondi rezervë i buxhetit 2026. Teksti i vendimit flet për "angazhim të shtuar në garantimin e rendit dhe të sigurisë publike" dhe nuk e përmend protestën; listën e përfituesve e cakton Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Protestat kishin hyrë në ditën e shtatë.