Hamza largohet nga PDK-ja — por jo sot
Indeksonline shkruan, me burime, se Bedri Hamza ka njoftuar kryesinë e PDK-së për dorëheqje dhe se Vlora Çitaku do ta drejtojë përkohësisht. PDK-ja përgjigjet se nuk ka vendim zyrtar, por se Hamza ka thënë publikisht që do të japë dorëheqje kur të hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme dhe nuk do të rikandidojë. Datë nuk ka.