Kurti: SEPA kursen 58 mln €. Sa marrin qytetarët?
Kurti tha më 16 tetor 2026 se ligji i miratuar i mundëson Kosovës kushtin e fundit për SEPA dhe se kursimi është rreth 58 milionë euro në vit. BQK vlerëson se kursimet mund të tejkalojnë 55 milionë euro; guvernatori Ismaili ka thënë se "ndoshta rreth 40%" shkon te qytetarët (rreth 22 milionë, llogaria jonë). BQK ka ende dy rregullore për të miratuar para aplikimit. Sipas nenit 113.5 të Kushtetutës, 10 ose më shumë deputetë kanë tetë ditë nga miratimi (15 tetor) për ta kontestuar ligjin.