246 raketa Javelin: ende s'kanë ardhur
SHBA miratoi shitjen e mundshme të 246 raketave Javelin për Kosovën më 11 janar 2024 (vlerësim: 75 milionë dollarë). Më 16 tetor 2026 ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha në Tëvë1 se FSK pritet të marrë një sasi këtë vit. Kaluan 2 vjet e 9 muaj. Ministri e lidh vonesën me luftën amerikane në disa fronte dhe thotë se FSK ka tri sisteme të tjera kundër tankeve.