Punëtorët e shkollave në Prishtinë: nën minimalen
Sipas Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë (FSPTSPK), pagat e shtatorit për punëtorët teknikë të shkollave të Prishtinës dolën më 14 tetor — afër 391 euro neto, nën pagën minimale prej 500 euro bruto që Qeveria e vendosi nga 1 korriku. Greva vazhdon nga 1 shtatori; sot protestë para Komunës.