Specialja "e shuar"? Ja çfarë thotë neni 2
Avokati Florin Vërtopi tha në TV Dukagjini se ndryshimet në ligjin për Specialen "e kanë shuar" gjykatën. Teksti i projektit (sipas Telegrafit) kufizon juridiksionin te trafikimi i organeve dhe veprat e lidhura, nuk e lë gjykatën me krimet e përgjithshme të luftës, transferon aktakuzat e konfirmuara në Prishtinë dhe kufizon dënimin në 15 vjet. Kallxo shkruan se ligji nuk e shfuqizon gjykatën. Ligji kaloi 88–0 më 6 tetor; Presidenca e pranoi më 15 tetor.