Kurti: 10 vjet asnjë polic shqiptar i ri në Luginë
Kurti tha sot pas seancës se prej 2016 asnjë polic shqiptar nuk është pranuar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe se në Spitalin e Vranjës vetëm 2 mjekë nga mbi 1.300 punonjës janë shqiptarë. Shifrat janë të tij; të dhëna zyrtare nuk gjetëm. Fondi i Qeverisë së Kosovës për Luginën u rrit në €4 milionë (2025, sipas Evropës së Lirë); kryetari i Bujanocit kritikon përdorimin, KKSH e mohon.