LDK hyn në grupin për Apelin. Rezerva e Abdixhikut
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se partia do të marrë pjesë në grupin punues të qeverisë për Apelin në Hagë dhe kërkoi që deputeti Kujtim Shala të propozohet përfaqësues. Ai tha se çdo përpjekje e përbashkët është e mirëseardhur, për aq sa nuk mashtrohen qytetarët me iniciativa pa efekt juridik. Vendimi i qeverisë i jep nga një ulëse çdo grupi parlamentar; grupi përgatit propozime dhe rekomandime.