6 vjet kërkon prokuroria për Thaçin — vendimi 17 nëntor
Gjykata Speciale do ta shpallë më 17 nëntor 2026, ora 10:00, aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Prokuroria kërkon 6 vjet për Thaçin, nga 3 vjet për Smakajn, Kilajn e Fazliun dhe 9 muaj për Kuçin. Të akuzuarit e mohojnë; vendimin e merr gjyqtari Christopher Gosnell.