Elek: "Nuk jam më deputet" — por Kuvendi e ka
Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, tha në një debat parazgjedhor të TV Nova në Serbi se është anëtar i SNS-së dhe se nuk është më deputet në Kuvendin e Kosovës. Sipas KoSSev, faqja zyrtare e Kuvendit ende e ka deputet dhe nuk u gjet asnjë njoftim për dorëheqje të re. Ai dha dorëheqje më 20 shkurt dhe u zgjodh përsëri më 7 qershor. Statuti i SNS-së (neni 11) ndalon anëtarësinë në parti tjetër që garon në zgjedhje; Elek thotë se Lista Serbe nuk garon në Serbi.