PDK: "kontestojmë çdo vendim". Katër ditë mbeten
Më 14 shtator, deputeti i PDK-së Përparim Gruda tha në T7: "do të kontestojmë çdo vendim që del nga ky Kuvend i themeluar në këtë rrugë". Presidenten e zgjodhi i njëjti Kuvend. Për ta kontestuar në Kushtetuese duhen 10 deputetë (neni 113.5), brenda 8 ditësh — afati është 14 tetori, sipas KDI-së. PDK-ja ka 22 deputetë. Deri sot, çështjen e ka çuar vetëm një avokat. Mbeten 4 ditë.