Specialja: nuk na konsultuan. 88 vota, një ligj
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle, thotë se Specialja nuk është konsultuar për ndryshimet në ligj. Ish-kryetari i Kushtetueses, Enver Hasani, vlerëson se Dhoma Kushtetuese e Specialës ka gjasë të madhe ta anulojë. BE-ja thotë se ligji bie ndesh me detyrimet e Kosovës; PDK-ja, përmes Grudës, thotë se është e bindur se do ta detyrojë Specialen ta zbatojë. Presidentja ka tetë ditë nga votimi për ta shpallur.