856 ditë pas arrestimit, gjykimi për spiunazh nis nga zero
Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të akuzuar nga Prokuroria Speciale për spiunazh në favor të BIA-s serbe, u deklaruan sërish të pafajshëm pasi gjykimi rinisi: një gjyqtar i trupit del në pension. Arrestimi: 5 qershor 2024. Aktakuza: 19 shkurt 2025. Ende pa vendim.