220 € për një kovë plehrash — pesë zyrtarë pezulluar
Ministria e Arsimit pezulloi shtatë zyrtarë: pesë pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë (31.12.2025) për dallavere në një tender të Ministrisë, dhe dy të tjerë sipas një aktakuze tjetër, të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Rasti i Prokurorisë Speciale: një kovë e vogël plehrash për klasa u faturua 220 euro, kundrejt çmimit real në treg prej 12 eurosh. Dëmi total i tenderit kalon 1.5 milionë euro. Disa media raportuan arrestime; një nga zyrtarët e pezulluar, Xhemajl Buzuku, e mohon dhe thotë se në rastin e tij bëhet fjalë vetëm për pezullim, me gjysmë pagë, deri në përfundim të procedurës penale.