63 minatorë nën tokë. Për njërin, hera e tretë
63 minatorë të Trepçës mbetën të ngujuar natën e 7-8 tetorit 2026, në horizontin 11 të minierës në Stantërg, pas një defekti elektrik (linjat e tensionit të lartë u dogjën, me defekt edhe në trafostacionin e tunelit të parë). Të gjithë dolën të shëndetshëm pas disa orësh. Njëri prej minatorëve i tha Periskopit se është hera e tretë personalisht që ngujohet në këtë minierë. Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, kërkoi përgjegjësi nga Qeveria. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se minatorët ishin në gjendje të mirë dhe se ekipet teknike po punonin për sanimin e defektit.