Protestat apo marrëveshja? Çka tha Kurti vetë
Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, thotë se protestat masive e detyruan kryeministrin Albin Kurti të lëshojë pe për ligjin për Specialen. Por vetë Kurti, natën para, i tha Bedri Hamzës (PDK): votoni presidenten time, ne votojmë ligjin juaj. Katër orë më vonë, Kuvendi votoi të dyja — pak pas mesnatës. Thelbi kontrollon pretendimin e Hasanit kundër fjalëve të vetë Kurtit.