75 vende, 81 vota: kush dha gjashtë të tjerat?
LVV-ja dhe PDK-ja kishin bashkë vetëm 75 vende në Kuvend. Presidentja Justina Shiroka-Pula u zgjodh mbrëmë me 81 vota. Vetë deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, postoi natën e votimit duke i kredituar gjashtë deputetë të partisë së saj për shpëtimin nga zgjedhjet e reja. Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, e quajti atë ditën më të rëndë të karrierës së tij — pasi muaj më parë kishte kërkuar që LDK-ja të jetë opozitë e fortë kundër qeverisë Kurti.