Haradinaj: "Tri orë". Rregulli thotë tri ditë
Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës (AAK), doli sonte në konferencë për media duke thirrur deputetët të kthehen në Kuvend brenda tri orësh për të votuar në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Por rregullorja e Kuvendit (neni 85) kërkon së paku 72 orë mes dy leximeve — një rregull që Gjykata Kushtetuese e ka zbatuar më parë, duke shfuqizuar 12 ligje të miratuara pa të. Leximi i parë kaloi të hënën, 5 tetor; afati real për leximin e dytë është e enjtja, 8 tetor — jo sonte.