E kapën deputetin e VV-së "në emër të UÇK-së"
Protestuesit jashtë Kuvendit kapën me forcë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, dhe e detyruan të kthehej brenda rrethojave, duke kërkuar votimin e plotë të ligjit për Dhomat e Specializuara. Vëllai i Rexhepit, Njazi Rexhepi, është Dëshmor i Kombit, pjesëtar i Brigadës 138 "Agim Ramadani", i rënë në Betejën e Koshares. VV-ja vetë kishte votuar pro ligjit, 91 vota për, sot në mëngjes. Policia hodhi gaz lotsjellës pas sulmeve me piroteknikë, dhe një protestues u arrestua për dëmtimin e një xhami të Kuvendit. Arbërie Nagavci, shefe e Grupit Parlamentar të VV-së: "Askush nuk fiton të drejtën të ushtrojë dhunë duke u thirrur në emër të UÇK-së, aq më pak ndaj një personi, familja e të cilit ka paguar me gjak çmimin e lirisë së Kosovës."