Çarja brenda LDK-së: dy asamblistë kundër partisë
Labinot Mirena, asamblist i LDK-së në Kuvendin Komunal të Obiliqit, dha dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha strukturat e partisë, në mospajtim me qëndrimin e LDK-së ndaj krerëve të UÇK-së që gjykohen në Hagë. Të njëjtën ditë, Rinor Murati, asamblist i LDK-së në Lipjan, kritikoi publikisht të njëjtin qëndrim. Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara u miratua sot në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht kundërshtimit të LDK-së.