Zoti Hamza, nesër skadon afati kushtetues
Sonte u mbyll seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit: VV dhe LDK e lëshuan sallën, PDK dhe Aleanca mbetën, duke refuzuar të largohen pa leximin e dytë të ligjit për Specialen. Por rregulli i Kuvendit kërkon tri ditë mes dy leximeve — ligji vetë e bën të pamundur që leximi i dytë të ndodhë para afatit kushtetues të nesërmes për zgjedhjen e presidentit. Pa president, Kuvendi shpërndahet dhe vijnë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh — të katërtat brenda dy vjetëve.