Kamion bllokoi Kuvendin - pse?
Protesta te Kuvendi i Kosovës u përshkallëzua sot (5 tetor 2026): disa protestues u shtynë me Policinë e Kosovës dhe një kamion u vendos para hyrjes, me qëllim që deputetët të mos largohen pa votuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Vetë Hysni Gucati kishte thënë pak minuta më herët se po priste leximin e dytë të projektligjit sot - por rendi i ditës i Kuvendit cakton për sot vetëm leximin e parë, dhe sipas rregullave të vetë Kuvendit, leximi i dytë s'mund të ndodhë para 8 tetorit, dy ditë pas afatit kushtetues (6 tetor) për zgjedhjen e presidentit.