80% e prodhimit vendas: licencat skadojnë sot
Licencat e termocentraleve "Kosova A" dhe "Kosova B" — që prodhojnë mbi 80% të energjisë së prodhuar brenda vendit (jo të gjithë kërkesës, pjesë e së cilës importohet) — skadojnë më 4 tetor 2026. Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) nuk ka kuorum për ta vendosur vazhdimin, pasi i mungojnë dy anëtarë dhe kryesuesi; emërimi i tyre është kompetencë e Kuvendit, i cili nuk e ka përmbyllur procesin e konstituimit që nga 6 gushti. Sipas ZRRE-së, pa licenca aktive, KEK-u nuk ka bazë ligjore për të vazhduar prodhimin — por as ZRRE-ja, as KEK-u nuk kanë thënë çfarë ndodh konkretisht pas 4 tetorit.