Merz: 'Pasiguria mbaroi.' Kosova, 3 ditë pa president
Kancelari gjerman Friedrich Merz i dërgoi Albin Kurtit letër përgëzimi për rizgjedhjen e tij si kryeministër, duke thënë se Kosova e la pas pasigurinë politike. Por vetë letra flet për 'çështje institucionale të hapura' — dhe Kosova ende s'ka zgjedhur president. Mbeten tri ditë deri më 6 tetor; nëse afati kalon, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhjet e katërta brenda dy vjetësh.