Kroacia: Serbia blen armë sulmuese, Kosova e kemi aleate
Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, paralajmëroi se Serbia po blen armatim sulmues — raketa me rreze deri në 400 kilometra, sipas tij — dhe e quajti Kosovën aleate kundër këtij kërcënimi. Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë një marrëveshje ushtarake që nga marsi i vitit 2025. Episodi korrigjon edhe një pretendim të gabuar: emri "Zagrepçanka" për raketën kineze erdhi nga një llogari kroate në rrjetet sociale, jo nga Serbia.