RTK: i pranoi përgjegjësinë në 2024, e drejton redaksinë në 2026
Bordi i RTK-së emëroi më 2 tetor 2026 Rilind Gërvallën Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për çështje programore dhe editoriale, dhe Arta Avdiun drejtoreshë të Kanalit Televiziv. Në korrik 2024, kur Gërvalla ishte drejtor i TV-së, RTK transmetoi një lajm të paverifikuar që pretendonte se 'Nacionale' dhe 'Periskopi' financohen nga Serbia. Redaktori i lajmeve, Jeton Musliu, dha dorëheqje duke thënë se iu bë presion i vazhdueshëm nga Gërvalla, dhe sipas letrës së tij publike, Gërvalla e pranoi përgjegjësinë para menaxhmentit dhe para vetë Bordit. Sot, Bordi i RTK-së i ka besuar drejtimin e tërë redaksisë editoriale.