102 milionë €: paga e 13-të, veç për sektorin publik
Qeveria miratoi dje rialokimin e 102 milionë eurove — pjesa më e madhe për pagën e 13-të të sektorit publik. Është viti i dytë radhazi që sektori privat mbetet jashtë këtij përfitimi. Sot, Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat (FSPTSPK), përmes Jusuf Azemit, i kërkoi Qeverisë trajtim të barabartë, duke paralajmëruar mekanizma sindikalë nëse kërkesa nuk përmbushet.