Shqipëria, Mali i Zi KANDIDATË. Kosova jo.
Sot, Kurti pret Ursula von der Leyen në Prishtinë — pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria dhe Mali i Zi janë kandidate për BE prej vitesh (Shqipëria që nga 2014). Kosova, që aplikoi në dhjetor 2022, mbetet e vetmja në rajon ende pa këtë status — jo për shkak të reformave (111 hapa reformash të premtuara deri në 2027, me deri 882.6 milionë euro të disponueshme nga Plani i Rritjes, prej të cilave vetëm 7% janë shpërndarë deri tani), por sepse pesë vende anëtare të BE-së (Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja) ende nuk e njohin Kosovën si shtet, sipas vetë Parlamentit Evropian.