Lajme nga Kosova
Buxhet

350 mijë për filma. Ura në Drenas mori 200 mijë

Sot Qeveria e Kosovës mbajti mbledhjen e tretë, ku miratoi disa vendime — nga një ndryshim buxhetor prej 102 milionë eurosh, te shpronësime për projekte rrugore. Mes tyre, dy vendime askush s'i vuri krah për krah: 350 mijë euro për promovimin ndërkombëtar të filmave kosovarë 'Dua' dhe 'Shame and Money' drejt Oscarit, dhe vetëm 200 mijë euro për një urë që i shërben fshatit Shtrubullovë, në komunën e Drenasit — miratuar në të NJËJTËN mbledhje. E njëjta mbledhje dha edhe miliona euro të tjera për rrugë në Podujevë e Shtime dhe transferime brenda Ministrisë së Infrastrukturës.

Shiko videon →

Burimet

  1. telegrafi.com
  2. indeksonline.net
  3. lajmi.net

← Të gjitha lajmet