Ambasadori britanik: Dënimi s'e gjykon shtetësinë
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha sot se dënimet e fundit të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së kanë të bëjnë me krime individuale ndaj viktimave nga komunitete të ndryshme, dhe në asnjë mënyrë nuk përbëjnë gjykim ndaj shtetësisë, sovranitetit apo të drejtës së Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj. Deklarata vjen një ditë pasi kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e kishte quajtur vendimin 'shumë të rëndë për Republikën e Kosovës'.