Ligji për Specialen: pse ende pret?
Deputeti Besnik Tahiri kritikon sot Ministrinë e Drejtësisë pse s'e ka kthyer në Kuvend projektligjin e PDK-së për Dhomat e Specializuara: "s'është dokument analitik i NASA-s". Por vetë Rregullorja e Kuvendit (neni 70) i jep Qeverisë 30 ditë për t'u përgjigjur — afat që ende s'ka kaluar. Ligji u dorëzua më 21 shtator, pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë (16 shtator). Ministrja Gërvalla thotë se po e analizon me kujdes. Më 28 shtator, 99 deputetë votuan një rezolutë në mbështetje të UÇK-së — vetë ligji ende jo.