5 diga të reja. Skema e vjetër, ende në fuqi.
Kryeministri Kurti paralajmëroi sot 5 diga të reja dhe kërkoi që bujqësia të mbështetet për prodhim e cilësi, jo vetëm për sipërfaqe e numër krerësh — në konferencën për zhvillim rural, Mitrovicë. Por skema aktuale e qeverisë së tij, e miratuar në maj 2026 me buxhet 77.5 milionë euro, paguan pikërisht sipas hektarit dhe krerëve: 90 euro për lopë, deri 100 euro shtesë për hektarin e parë.