Lajme nga Kosova
Infrastrukturë

6 ditë deri sa skadon licenca e rrymës jote

Më 4 tetor 2026 skadojnë licencat e prodhimit të "Kosova A" dhe "Kosova B", termocentralet që japin dy të tretat e rrymës që konsumon Kosova. Bordi i vetëm që mund t'i vazhdojë — ai i ZRRE-së — s'ka kuorum që nga 3 gushti, kur tre anëtarëve u mbaroi mandati. Qeveria i dërgoi Kuvendit emrat e kandidatëve për Bordin më 25 shtator. Sot, 28 shtator, Kuvendi mbajti seancë plenare me pesë pika në rend dite — emërimi i Bordit s'ishte njëra prej tyre. Mbetën gjashtë ditë.

Shiko videon →

Burimet

  1. www.gazetaexpress.com
  2. kallxo.com
  3. buletiniekonomik.com
  4. kallxo.com
  5. www.ero-ks.org

← Të gjitha lajmet