Kurti e shpjegoi planin vetë. Sot, heshti.
Kryeministri Albin Kurti u pa sot duke dalë nga Kuvendi, dy orë para seancës plenare të orës 11:00. I pyetur për takimin e së dielës në mbrëmje me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi të fliste.
Por 17 ditë më parë, më 11 shtator, Kurti vetë e kishte shpjeguar publikisht logjikën e një këmbimi votash: PDK-së i duhet vota e Vetëvendosjes për të zgjedhur nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e saj, ndërsa Vetëvendosjes i duhet vota e PDK-së në procesin e zgjedhjes së presidentit.
Të dielën në mbrëmje, Kurti dhe Hamza u takuan. Sipas Epoka e Re, në takim u diskutuan tri çështje: deklarata për vendimin e Dhomave të Specializuara, ndryshimet në projektligjin për Dhomat, dhe çështja e presidentit.
Sot, Kuvendi zgjedh nënkryetarin nga radhët e PDK-së — një vendim i vetë Gjykatës Kushtetuese (KO256/26, KO258/26), që urdhëroi zgjedhjen e tij sa më parë. Për atë çka u bisedua për presidentin, ende asnjë fjalë.