409 ditë pas aktakuzës, çështja ende s'ka nisur
Sot, 28 shtator 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë provon për të TRETËN herë të hapë shqyrtimin fillestar ndaj 21 ish-zyrtarëve serbë, të akuzuar për organizimin e dëbimit të detyruar të 862.979 civilëve shqiptarë nga Kosova, janar-qershor 1999. Prokuroria Speciale e ngriti aktakuzën më 15 gusht 2025 — 409 ditë më parë. Përpjekja e parë (1 korrik 2026) dështoi sepse Oda e Avokatëve nuk kishte dorëzuar në kohë listën e mbrojtësve sipas detyrës zyrtare, dhe nuk mbeti kohë t'u dorëzohej aktakuza. Përpjekja e dytë (15 shtator 2026) dështoi sepse avokatët thanë se ende nuk e kishin dosjen e plotë. Në asnjë nga të dyja rastet arsyeja s'ishin 21 të akuzuarit, të cilët mbeten të paarritshëm që nga fillimi i rastit.