Protesta "Jo në emrin tim" kalon kufijtë
Sot diaspora shqiptare protestoi në Hamburg, Frankfurt e Ulm (Gjermani) dhe në Helsinki (Finlandë) kundër dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara — ndërsa në Prishtinë, sheshi "Skënderbeu" mbush natën e njëmbëdhjetë radhazi. Vendimi i 16 shtatorit dënoi Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet, Veselin me 18 dhe Selimin me 13 — 81 vjet gjithsej — por i shpalli të pafajshëm për krime kundër njerëzimit. Apeli i vendimit ende s'ka nisur.