28 vjet, ZERO të dënuar: masakra e familjes Deliu
Më 26 shtator 1998, forcat serbe vranë 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, ndër ta një foshnjë gjashtëjavëshe që u gjet e gjallë nën trupin e nënës. 28 vjet më vonë, sipas u.d. presidentes Albulena Haxhiu, askush nuk është dënuar për këtë krim të dokumentuar. Dhjetë ditë më parë, Dhomat e Specializuara dënuan katër ish-krerë të UÇK-së.