Mbrojtja e tre ish-krerëve humbi gjashtë herë
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, thërret qytetarët në protestë më 1 tetor kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke e quajtur padrejtësi. Por vetë evidenca e publikuar nga Speciale tregon se mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit ka bërë gjashtë kërkesa të veçanta nga 2022 deri në 2025 për të kundërshtuar ligjshmërinë e procesit — dhe të gjashta janë refuzuar. Apeli i vetë dënimit final s'ka nisur ende.