Mejë: 270 të vrarë, gjyqi nisi sot pa askënd
270 civilë u vranë në Mejë, prill 1999, sipas aktakuzës. Sot, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, filloi gjyqi në mungesë kundër 53 të akuzuarve — ish-ushtarakë e policë serbë. Asnjëri prej tyre s'ishte prezent, përfshirë gjeneralin Momir Stojanoviq, të identifikuar si një nga drejtuesit kryesorë të operacionit. Ai dhe të tjerët janë ende në arrati.