Zero vrasje në veri, thotë Kurti — pa auditim
Në akademinë përkujtimore për tre-vjetorin e sulmit në Banjskë, kryeministri Albin Kurti renditi një sërë shifrash për veriun e Kosovës: 62 institucione paralele të mbyllura, dinari serb i ndaluar, 122 familje të rikthyera në shtëpi dhe 844 biznese të reja. Ai tha edhe se, gjatë 12 muajve të fundit, nuk është shënuar asnjë vrasje apo grabitje e rëndë në veri. Të gjitha shifrat janë pretendim i vetë qeverisë — asnjë auditim i pavarur s'i ka konfirmuar ende.