81 vjet burg. Por gjyqi tha diçka tjetër.
Katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan më 16 shtator me gjithsej 81 vjet burg. Më 4 tetor, mbështetësit e tyre protestojnë edhe në Bruksel, me leje policore. Sllogani i tyre: 'lufta për liri nuk është krim.' Por vetë kryetari i trupit gjykues, teksa lexonte vendimin, tha se procesi nuk ishte kundër UÇK-së apo luftës — vetëm kundër katër personave. E njëjta ditë, vetë të dënuarit u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit. Nesër skadon afati për të njoftuar se çka do të apelojnë.