Kosova kërkon të bëhet A6 — por sa vite ka pritur?
Glauk Konjufca kërkoi në Nju Jork anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kartën SHBA-Adriatik (A5): "Ka ardhur koha që A5 të bëhet A6." Por asnjë nga tre portalet që raportuan kërkesën nuk tha se Kosova aktualisht është vetëm vëzhguese në këtë Kartë që nga 2012 — dhe se Serbia mban saktësisht të njëjtin status që nga 2008, katër vjet më gjatë. Kërkesa erdhi një ditë para përvjetorit të tretë të sulmit në Banjskë, organizatori i vetëdeklaruar i të cilit ende jeton i lirë në Serbi.