8 net proteste, por afati real: 10½ muaj
Nata e tetë e protestës "Jo në emrin tim" në sheshin "Skënderbeu", Prishtinë — kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Por vendimi i vërtetë nuk merret në shesh: mbrojtja ka afat deri të premten (25 shtator) të njoftojë gjykatën çfarë do të kundërshtojë në apel, dhe të dy rastet e mëparshme në këtë gjykatë (Salih Mustafa, Pjetër Shala) zgjatën rreth dhjetë muaj e gjysmë secili — në të dyja, dënimi u ul, kurrë nuk mbeti i pandryshuar apo u rrit.