Ligji i PDK-së: dënimi i Thaçit bie nga 25 në 15 vjet?
PDK kërkon sot mbledhjen e menjëhershme të Kuvendit, me projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara si pikë e parë e rendit të ditës. Por çka përmban vërtet ky ligj? Kufizon dënimin maksimal në 15 vjet, i dënuari do t'i vuajë dënimet në burgje të Kosovës, presidenti mund ta falë, dhe ngushtohet koha e krimeve që mund të gjykohen.