Serbia s'e nënshkroi marrëveshjen 'të detyrueshme'
Kaja Kallas, e Larta Përfaqësuese e BE-së, u takua dje në Nju Jork veçmas me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin dhe tha se marrëveshjet e arritura përmes dialogut, veçanërisht Marrëveshja e Ohrit, janë të detyrueshme. Por Vuçiqi kurrë s'e nënshkroi atë marrëveshje, në mars 2023 -- dhe nëntë muaj më vonë, qeveria e Serbisë ia tha me shkrim Bashkimit Evropian se s'e konsideron të detyrueshme.