Daçiç: 'provë ligjore'. Gjykata: vetëm 4 vetë.
Serbia po e përdor verdiktin e Hagës kundër katër ish-krerëve të UÇK-së si armë diplomatike kundër njohjeve ndërkombëtare të Kosovës. Ministri Ivica Daçiç e quajti vendimin 'provë ligjore'; analistë thonë se Beogradi po nis një fushatë ndërkombëtare. Por vetë gjyqtari kryesues, Charles Smith, tha në seancë se rasti është 'exclusively concerned with the individual criminal responsibility of the accused' — jo me legjitimitetin e UÇK-së apo të pavarësisë. E njëjta gjykatë i shpalli të katërt të pafajshëm në të gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit.