Medvegjë: 4 nga 10 shqiptarë u hoqën nga regjistri
Nuk ishte migrim. Që nga 2011, Serbia mund t'ia shpallë "joaktive" adresën një qytetari -- dhe humbet mundësinë e rinovimit të letërnjoftimit dhe të drejtën e votës. Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut NË SERBI thotë se prek vetëm komunitetin shqiptar. Në Medvegjë, votuesit e regjistruar ranë nga 10.465 (2015) në rreth 6.360 (regjistrimi 2022). Diplomat e Kosovës s'njihen atje që nga 2008. Sonte, në Nju Jork, Kurti ia ngriti këtë presidentit Erdoğan.